Xhiro e 12-të në Albi Mall Superligë përfundon sot, luhet në Malishevë dhe Drenas

Ndeshjet e xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdojnë edhe sot, ku dy të fundit janë në program për t’u zhvilluar.

Gjatë ditës së sotme luhet në dy qytete të ndryshme si Malishevë dhe Drenas me dy sfida shumë interesante.

Malisheva dhe Llapi luajnë derbi e xhiros, pasi dy skuadrat pretendente për pjesën e epërme të tabelës takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00.

Vendasit kanë tre ndeshje pa fitore derisa mysafirët katër të fundit nuk kanë shijuar triumfin. Të dy skuadrat synojnë të rikthehen te fitoret sot.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Ballkanin.

‘Industrialistët’ të fundit në tabelë kërkojnë fitoren e parë në kampionat, në anën tjetër Ballkani kërkon të rikthehet te fitoret pas dy barazimeve radhazi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Këto janë ndeshjet në Bon Voyage U21 që zhvillohen këtë javë

Kryetari i Feronikelit thotë se 6 ndeshje i kanë humbur faji i gjyqtarëve