Xhevdet Shabani rekordmen te Drita, ja çfarë shkruan faqja e kampionit për 10-shin e skuadrës

Xhevdet Shabani ka shënuar dy gola vendimtar për Dritën në fitoren 2-4 në udhëtim te Llapi.

Ylli i gjilanasve me dy golat e sotëm ka arritur të futet në histori të Dritës.

Shabani me dy golat e sotëm ka shkuar në kuotën e 63 golave dhe ka bërë 41 asistime.

Sulmuesi anësorë nga Kaçaniku 63 golat i ka arritur në 237 ndeshje, ku 47 nga ta i ka shënuar në Superligë, 11 në Kupën e Kosovës, tre në Ligën e Kampionëve dhe dy të tjerë në Ligën e Evropës.

Njoftimi i plotë i klubit gjilanas:

10-shi i skuadres Xhevdet SHABANI

RRAPA, Ikona e DRITËS!

Xhevdet SHABANI me paraqitjen e sotme ndaj KF Llapit ka arritur paraqitja e tij të 237 në të gjitha kompeticionet me klubin DRITA (kampionat, kupë dhe gara të europës) dhe me dy golat e shënuar sot në ndeshje, edhe zyrtarishtë është golashënuesi më i mirë në histori të klubit me gjithësej 63 gola të shënuar dhe 41 asiste në të gjitha kompeticionet.

237 Ndeshje dhe 20,486 Minuta
63 Gola dhe 41 Asiste
47 Gola në kampionat
11 Gola në kupë
3 Gola në Champions League
2 Gola në Europa League

THE LEGEND! 

/Gazeta Olle/