Xhevdet Shabani dhe Labinot Ibrahimi sërish shok skuadre, por kësaj radhe në Ligën e Parë

Xhevdet Shabani dhe Labinot Ibrahimi do të vazhdojnë të jenë përsëri bashkëlojtarë, por kësaj radhe jo te Malisheva.

Dy futbollistët me përvojë të madhe në futbollin kosovar kësaj radhe do të largohet nga Superliga për ta vazhduar karrierën në Ligën e Parë.

Gazetari i Art Motion, Arbon Flugaj ka raportuar se Shabani dhe Ibrahimi tanimë kanë një marrëveshje me Feronikelin dhe vetëm detajet i ndajnë nga zyrtarizimi.

Postimi i plotë nga Flugaj:

Vetëm detajet i ndajnë Xhevdet Shabanin dhe Labinot Ibrahimin nga konfirmimi si futbollistët më të rinj të tre herë kampionëve të Kosovës, Feronikelit 
Dyshja e veteranëve kanë pranuar të bëhen pjesë e Niklit, pasi janë bindur nga plani i drejtuesëve për rikthim të shpejtë në Superligë dhe pritet të jenë liderë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes drejt “Misionit Superliga”.

Përveç Shabanit dhe Ibrahimit tek Feronikeli pritet të afrohen edhe dy ose tre futbollistë të tjerë me shumë përvojë si dhe një numër i lojtarëve me potencial të madh për të ardhmen.

Grasshoppers ende nuk ka marrë vendim për Meritan Shabanin

Aksident i rëndë në F1: Përplasja e frikshme e Russell, përmbyset makina e Zhou