Xherdani me ‘akraba’

Mesfushori kosovar i Interit, Xherdan Shaqiri, bashkë me disa ‘akraba’ ka realizuar një fotografi tejet interesante.

Shaqiri doli në fotografi me vëllanë e tij, Arianitin dhe disa kushërinj gjatë vizitës në shtëpinë e tij në Zhegër.

Ai udhëtoi në vendlindje të dielën, por nuk qëndroi shumë dhe sot u paraqit në stërvitjen e skuadrës së tij, transmeton gazetaekspress.