Xherdani i rekordeve, shënon në pesë gara të mëdha radhazi mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian 

Xherdan Shaqiri ka shënuar sërish për Zvicrën në një garë të madhe siç është Kampionati Botëror.

Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren e Përfaqësueses së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2, duke realizuar golin e parë në këtë sfidë.

Shaqiri e zhvilloi ndeshjen e 111 me fanellën e helvetikëve dhe gjeti golin, gol që është shumë i rëndësishëm duke parë kundërshtarin.

Gjilanasi u bë vetëm futbollisti i tretë që shënon në tre Kampionatet e fundit Botërore pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Por Shaqiri ka arritur të lë gjurmë në një tjetër gjë, pasi bëhet futbollisti i vetëm aktual te Zvicra që shënon gol në pesë gara radhazi mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

Në Kampionatin Botëror të vitit 2014, Shaqiri realizoi tre gola në sfidën ndaj Hondurasit në fitoren 0-3 të Zvicrës.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2016, Shaqiri e mbylli me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Polonisë në 1/8 e finales, gol që u shënua me revoshatë nga një distancë.

Në vitin 2018 kur mbahej Kupa e Botës në Rusi, Xherdani realizoi gol pikërisht ndaj serbëve në fazën e grupeve.

Në evropianin ‘Euro 2020’ që u mbajt vitin e kaluar, Shaqiri realizoi tre gola, dy ndaj Turqisë në fazën e grupeve dhe një tjetër ndaj Spanjës në çerekfinale.

Ndërkohë për të kompletuar turneun e pestë radhazi tëmadh, Xherdani shënoi mbrëmë ndaj Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

31-vjeçari në 111 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses A të Zvicrës ka shënuar 27 gola dhe ka 31 asistime. /Gazeta Olle/

Yakin flet për Xhakën dhe fitoren ndaj serbëve: Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë, udhëtimi ynë nuk ka përfunduar ende

Embolo pranon se kishte fyerje dhe provokime: Këto gjëra janë normale në futboll