Xherdar Shaqiri nuk ka qenë dje i ftuar fare për ndeshjen ndaj Wolverhamptonit, të cilën Liverpool e fitoi me rezultatin 1:0.
Futbollisti shqiptar, mungoi në këtë përballje si arsye e një lëndimi, përcjellë Gazeta Olle.
E Shaqa pritet të mungojë në takimet ndaj Sheffieldit dhe Evertonit që Liverpool i luan.
Pra, Jurgen Klopp nuk do t’i ketë shërbimet e futbollistit shqiptar për afro 15 ditë.
Mirëpo, lëndimi i futbollistit nga Zhegra e Gjilanit ia prishi planet trajnerit gjerman.
Duke folur për “BBC Sport”, Klopp u shpreh se planifikonte ta përdorte Shaqirin fundjavën që shkoi, por nënvizoi se tash nuk do të mund të llogarisë në ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt./Gazeta Olle