Xherdan Shaqiri u bë trajner (FOTO)

Xherdan Shaqiri provoi ndjenjën e të qenit trajner, të paktën për një ditë.

Ylli kosovar i Interit dhe Zvicrës, të dielën ishte në finalen e të rinjve të Ligës së Zvicrës.

Ai ishte i ftuar dhe me këtë rast, para ndeshjes zhvilloi disa seanca të vogla stërvitore, si dhe ua tregoi talenëtve disa nga aftësitë e tij.

Liga e juniorëve të Zvicrës sponsor kryesor e ka Coca Colan, për të cilën reklamon vetë Shaqiri, ku fotoja e tij ndodhet në shishet e Coca Colas.

Pas seancën nuk munguan edhe autografët e shumtë. (Gazeta Olle)

shaqiri2 shaqiri