Xherdan Shaqiri pritet të transferohet në La Liga

Xherdan Shaqiri është nxjerr në shitje nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi gjilanas është bashkuar me The Reds pas një paraqitje fantastike në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ me Zvicrën.

Duke parë hapësirat e pakta te Liverpooli, Shaqiri ka vendosur të largohet për një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Sky Sports ka raportuar se kosovari ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Sevilla dhe Villarreal janë dy skuadrat që janë duke kërkuar me ngulm transferimin e gjilanasit.

Gjithnjë sipas televizionit anglez, gjatë kësaj jave të dyja skuadrat pritet të dalin me oferta zyrtare në drejtim të Liverpoolit për sulmuesin anësorë.

Gjithsesi në garë për transferimin e kosovarit janë edhe skuadra si Lazio, Napoli e Hertha Berlin. /Gazeta Olle/

Mirlind Kryeziu shënon gol në fitoren e Zurichut

E kishte nisur shumë mirë sezonin e ri, Edon Zhegrova pëson dëmtim në gju