Xherdan Shaqiri nis stërvitjet te me skuadrën e re, nuk mungojnë golat e bukur (Video)

Xherdan Shaqiri me tu transferuar te Lyoni tashmë ka filluar të stërvitet.

Skuadra e madhe franceze ka publikuar një video ku shihet futbollisti shqiptar duke u përgatitur për ndeshjet e radhës në Ligue 1, shkruan Gazeta Olle.

Shaqiri shihet në stërvitje duke u asistuar nga njëri nga trajnerët, dhe si gjithmonë nuk mungojnë as goditjet e tij precize me të majtën.

Xherdan Shaqiri u prezantua zyrtarisht të hënën si futbollist i ri i Lyonit.

Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin francez.

/Gazeta Olle/

Kjaer dhe mjekët danez shpërblehen nga UEFA për shpëtimin e jetës së Eriksenit

Shkodran Mustafi i pavendosur për të ardhmen, e kërkojnë dy skuadrat ku luajnë futbollstë të Kosovës