Xherdan Shaqiri në formacionin e javës të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e raundit të tetë kualifikues për Euro 2024.

Këtë javë u luajtën ndeshjen e teta të grupeve për kualifikim në Euro 2024, ku Kosova nuk luajti fare shkaku i shtyrjes së ndeshjes me Izraelin, ndërsa Shqipëria luajti miqësore me Bullgarinë, ku fitoi 2-0.

Nga ndeshjet kualifikuese, vëmendja ishte te ‘kombëtarja e tretë’ e shqiptarëve, Zvicra, ku luajnë rreth pesë apo gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare.

Njëri nga ta padyshim se është edhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol dhe asistoi tek njëri gol në barazim 3-3 me Bjellorusinë.

Kështu, ylli me prejardhje nga Gjilani ka përfunduar si lojtari më i vlerësuar i javës dhe pjesë e formacionit më të mirë nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore.

Shaqiri u notua me 9.9, ndërsa pjesë e tij ishin edhe yje tjerë si Dominik Szoboszlai (9.0), Matt Doherty (9.0) dhe Ianig Hagi (8.8).

“Raundi i 8-të i kualifikimeve për EURO 2024 është pas ndeshj, ndaj është koha të ndajmë ekipin tonë të javës!”

“Vlerësimi pothuajse perfekt i Xherdan Shaqirit i jep atij titullin Lojtari i Javës”, ka shkruar SofaScore në postimin e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofascore (@sofascore_official)

Ekskluzive: Ndryshon orari i ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar, tashmë takimet do të fillojnë nga ora…

Skandali i basteve në Itali, Corona zbulon tre emra të tjerë: Luajnë te Juventus, Roma dhe Lazio