Xherdan Shaqiri e Shkodran Mustafi luajnë kundër Bayernit

Xherdan Shaqiri e Shkodran Mustafi do të luajnë kundër Bayern Munichit.

Ylli kosovar i Interit do të sfidojë ish-skuadrën e tij më 21 korrik. Takimi është i karakterit miqësor, kurse do të zhvillohet në Shanghai të Kinës, aty ku të dyja skuadrat do të kryejnë fazën përgatitore.

Bayerni do të luajë edhe ndaj Valencisë së Shkodran Mustafit më 18 korrik. (Gazeta Olle)