Xhemile Berisha pas gati dy dekadash ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, duke lënë pas vetes një karrierë të bujshme e të suksesshme.
Xhuli karrierën e mbylli aty edhe ku e kishte nisur, në skuadrën Kosova VR.
Gjatë karrierës së saj, Xhuli ka fituar 13 tituj kampioni dhe 12 kupa.
Krahas fanellës së Kosovës VR, ajo barti edhe fanellat e KFF Shqiponjat (Shkup), FC Villastaden (Suedi), KF Tirana As, KF Ada (Velipojë), KFF Vllaznia (Shkodër), KFF Hajvalia dhe KFF Mitrovica.
Me paraqitjet e saj Xhuli ka qenë shembull dhe shtytëse për shumë vajza për t’iu bashkuar futbollit.
Ndiqeni storien e përgatitur për Xhulin në kuadër të projektit “Girls Just Want To Play Football”, ku flet për pasionin e saj për futbollin, teksa flasin edhe bashkëlojtaret e saj, rivalet, trajnerët dhe zyrtarët e klubit dhe të FFK-së!