Xhemali lë Zvicrën për gruan

Prezenca e Blerim Xhemailit në dy takimet e radhës të Kombëtares zvicerane duket se nuk është e sigurt.

Partnerja e tij, Erjona, është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe për këtë motiv mesfushori me origjinë shqiptare ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në takimet që do të mbahen më 27 dhe 31 mars.

“Mirë do të ishte që unë të luaja në datë 27, pasi Zvicra ka një ndeshje të vështirë përballë Estonisë. Më pas, për miqësoren me SHBA-në, them se nuk do të jem”, tha mesfushori për “Blich.

Siç tregoi vetë Xhemaili, Erjona ndodhet në Stamboll ku pritet të lindë fëmijën e parë të çiftit.

xhemaili