Xhemaili kthehet në Itali?

Blerim Xhemaili mund të rikthehet në futbollin italian, vetëm një vit pasi u transferua në Galatasaray. Ish-futbollisti i Napolit nuk e ka gjetur veten në futbollin turk, prandaj mund t’i bëjë valixhet gati dhe gjatë kësaj vere të zbarkojë përsëri në Serie A.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesi zviceran mund të transferohet në Fiorentinë, e cila e do atë së bashku me mesfushorin e Napolit, Gokhan Inler, me të cilin kishte luajtur së bashku në “Sao Paolo”.

Ish-futbollisti i Parmës është shprehur se dëshiron të qëndrojë në Stamboll, por ai nuk i ka arritur pritshmëritë e klubit kryeqytetas turk, kështu që mund të lirohet që nga qershori. Xhemailin, në të kaluarën e kërkonte edhe Milani, por e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me klubin “Viola”.