Xhemaili e ka një dedikim special për golin në Serie A

Futbollisti Blerim Xhemaili është krenar për golin dhe fitoren e skuadrës së tij, Genoa me rezultat 1:0 si mysafir ndaj Sassuolos.

Ai shënoi në minutën e 42-të duke i sjell tri pikë të mëdha ekipit të tij. “Golin ia dedikoj djalit tim që kishte ditëlindjen pak ditë më parë dhe për të gjithë njerëzit që janë afër meje në këtë vit i cili është një rimëkëmbje për mua. Kjo është fitore e gjithë ekipit, secili dha maksimumin dhe nuk dëshiruam të kthehemi të mposhtur. Jemi kthyer ndaj kritikave dhe mendoj se u dëshmuam në fushë”, tha Xhemaili.

Pas 32 jave në Serie A, Genoa renditet në vend të dhjetë me 40 pikë të tubuara.