Xhemaili do më shumë

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës turke, Galatasaray. Ai shënoi të martën në minutën e 34-t në fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Manisasporit, në kuadër të Kupës së Turqisë, përcjell sot Koha Ditore. “Çdo lojtar dëshiron të luajë, unë dua të luaj në Stamboll. Në ekipin tonë ka 18 apo 19 lojtarë cilësorë, por vetëm 11 prej tyre mund të luajnë në fushë. Ndeshja e sezonit është kundër Fenerbahçes. Nëse fitojmë ne do të bëjmë një hap të madh para”, ka thënë Xhemaili, që deri më tash nuk ka gjetur veten në skuadrën turke.