Xheko drejt Romës

Çalimet e Romës në vijën e sulmit, ku golashënuesi më i mirë (Adem Ljajiç) ka tetë gola, kanë bërë që kjo skuadër të mendojë për një futbollist të madh në vijën e ‘frontit’.

Sipas mediave angleze, Roma është duke bërë presion për Edin Xhekon, i cili nuk është i lumtur te Manchester City dhe është gati të largohet.

Ai e mirëpret transferimin te Roma ku e ka edhe bashkëvendësin e tij Miralem Pjaniç, por mbetet të shihet nëse kërkesa financiare e Cityt do të jetë e përballueshme për Romën. /Gazeta Olle