‘Xhebrailat’ me gjest të madh, udhëtojnë drejt Gjilanit për t’i përkrahur lojtarët para përballjes me Dritën (Video)

“Xhebrailat” kanë marrë rrugë në Gjilan, aty për t’i dhënë forcën mbështetëse skuadrës së tyre Ballkanit.

Ballkani të dielen (nesër) do të përballet me Dritën, në stadiumin e Gjilanit. Ndërsa kjo përballje do të jetë pikërisht njëra nga sfidat më të rëndësishme të edicionit.

Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes, tifo-grupi ‘xhebrailat’ kanë udhëtuar në qytetin e Gjilanit aty ku skuadra e tyre është vendosur të karantinohet një ditë para takimit, shkruan Gazetasheshi.com

Madje tifozat nga Suhareka kanë bërë një organizim fantastike përballë hotelit ku po qëndron duke i ofruar skuadrës mbështetje për ndeshjen e nesërme.

“Do te ju duam deri në pafundësi, pavarësisht çdo rrethane.
Sonte Xhebrailat në Gjilan, ku ishin të akomoduar Ekipi, për t’i ofruar mbështetjen tonë pavarësisht rezultateve. BALLKANI ZEMRA JOOONË”, thuhet në njoftimin e “Xhebrailave”.

Ballkani dhe Drita përballen nesër nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.