Xhaxhai i yllit italian, arrestohet për fajde

Mes dy personave të arrestuar nga Guardia di Finanza në Napoli me akuzën r fajdeve gjendet edhe xhaxhai i sulmuesit të Borussia Dortmund Ciro Immobile.

Francesco Immobile, 71 vjeç, sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ka precedentë të mëparshëm në kontrabandën e cigareve. Bashkë me të është arrestuar edhe 44-vjeçari Andrea Gargiulo.

Ndërkohë Guardia di Finanza ka sekuestruar edhe 700 mijë euro.

Immobile do të jetë sot në mbrëmje në “Juventus Stadium” për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League Juventus-Borussia Dortmund dhe shpresojmë që ky lajm të mos ndikojë në fushën e lojës.