Xhaka vjen me një deklaratë interesantë për Ligën e Kampionëve

Borussia Monchengladbach ka gjasa të mëdha të kualifikohet direkt për në Ligën e Kampionëve. I këtij mendimi është edhe mesfushori kosovar i kësaj skuadre, Granit Xhaka.

Ai për këtë ka bërë një krahasim të veçantë. “Kushdo që e mund Bayernin, duhet të jetë në Ligën e kampionëve. Unë jam i sigurt se ne do ta dëgjojmë himnin e Ligës së Kampionëve, sezonin e ardhshëm”, deklaroi Xhaka, shkruan ‘ëelt.de’, transmetom GazetaOlle.com.

Javë më parë, Borussia mundi Bayernin në udhëtim 2:0.

Borussia është mysafire e Hoffenheimit. (Gazeta Olle)