Xhaka u tregon zviceranëve përse po migrojnë kosovarët

Granit Xhaka është duke e zhvilluar një supersezon më skuadrën e Borussia Monchengladbach. Sipas mediave gjermane ai ka rënë në sy të gjigantit gjerman Bayern Munich por kjo nuk i bënë përshtypje Xhakës. Ai ka folur edhe për Kosovën familjen e tij dhe gjithçka çka e rrethon në aventurën gjermane, transmeton Gazetaolle.com.

Ne aktualisht jemi duke e parë Granit Xhakën më të mirë ndonjëherë?

Granit Xhaka: Unë jam një i ri dhe ambicioz, i sinqertë. Prandaj them: Po! Unë e di se viti im i parë në Mönchengladbach nuk ishte optimal. Por tani me të vërtetë jeni duke e parë Granit Xhakën më të mirë , pasi që unë jam një futbollist profesionist.

Kontrata juajështë zgjatur der më 2019. Çfarë do të thotë kjo për planifikimin e karrierës tuaj?

Xhaka: Filozofia e klubit është e shkëlqyer. Për vite. Kjo ishte një shenjë e klubit për mua. Gjithashtu edhe për ata lojtarë që mund të vijnë. Një shenjë që ne duam të shkojmë edhe një hap më tej përpara. Në Ligën e Kampionëve. Kjo duhet të jetë objektivi i ardhshëm.

Po flitet për një interesim të Bayern Munich?

Xhaka: Bayern është një klub shumë i madh dhe në qoftë se një klub i madh si ai është i interesuar në mua, kjo më nderon shumë. Por unë kam një kontratë afatgjate me Borussia dhe unë mendoj vetëm për klubin tim.

Një mik kohët e fundit më shtyu të futem në një bast. Kur ju erdhët në 2012 në G’ladbach, ai tha. “Granit Xhaka do të luaj brenda pesë viteve në një prej 6-të klubeve më të mëdha në Evropë”. A do ta fitoj ai bastin?

Xhaka: Nuk më pëlqen të gjykojë vetën në atë apo në këtë mënyrë. Ëndrra ime ishte dhe mbetet Premierliga. Unë mendoj se jam në rrugë të mirë. Shumica mendojnë që isha afër Manchester United. Por nuk është ashtu në fakt.

A keni shtëpi në G’ladbach?

Po. Unë jetoj dy minuta larg nga stadiumi. Në lagjen time jetojnë dy familje shqiptare që janë bërë me ta miq të ngushtë. Unë qëndroj shumë me ta. Nganjëherë ata gatuaj për mua apo edhe e kalojnë shumë kohë së bashku. Kjo më bën të ndihem mire, si një njeri familjar, prindërit e mi gjithashtu nuk e kalojnë tërë kohën këtu.

Ti ke lindur në Zvicër, por prindërit tuaj kanë origjinë kosovare. Sa shpesh ju vizitoni shtëpinë tuaj?

Xhaka: Në çdo verë dhe në çdo dimër. Gjithë familja jonë jeton në Kosovë, në Zvicër nuk na bie të qëdrojmë bashk shumë. Ne jemi të lidhur shumë pasi vëllai i babait tim është i martuar me motrën e nënës sime”.

Në Kosovë, aktualisht një valë e madhe e migrimit është duke u zhvilluar. Si mund ta kometoni këtë? Dhe çfarë të bëjnë, të qëndrojnë apo të largohen bashkatdhetarët tuaj?

Kjo më dhemb sigurisht. Kosova do të lulëzojnë. Por fakti është që tani shumë njerëz janë në kërkim të punës. Kjo është arsyeja pse unë mund t’i kuptoj.

Pse Kosova nuk po zhvillohet ekonomikisht?

Nga një distanc si kjo e imja është e vështirë të vlerësohet. Por: Midis 60 dhe 70 për qind e popullatës janë të rinj. Nëse ju futeni në një kafene, qoftë në verë apo në dimër, është e mbushur gjithmonë. Njerëzit kanë shumë pak punë. Dhe kjo është një fatkeqësi që duhet të ndryshojë urgjentisht. Të paktën shumica ende kanë një buzëqeshje në fytyrat e tyre. Kjo tregon se ka ende shpresë.