Xhaka te Fiorentina

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka mund të transferohet tek Fiorentina, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Taulant Xhaka në Serie A.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Fiorentina ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Baselit, për transferimin e tij në Artemio Franchi.

Andaj, tani duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin zviceran që kërkon 4 milionë euro për shitjen e tij.

Xhaka kaloi një tjetër sezon pozitiv në Basel, ku fitoi titullin e kampionit në Zvicër.