Xhaka po e realizon ëndrrën

Granit Xhaka tregohet modest. Ai thotë se bashkë me Borussia Monchengladbachun po e realizojnë ëndrrën. Skuadra e tij mposhti të shtunën Bayer Leverkusenin 3:0 në duelin që vlente për një biletë në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitore, Borussia është e dyta, me pesë pikë para Leverkusenit që ndodhet në vendin e katërt.

“Ne absolutisht duam kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe këtë e dëshmuam me paraqitjen e sotme. Ne kemi përparuar shumë, sot (e shtunë) bëmë një performancë briliante duke mposhtur një tjetër ekip në Borussia Park”, thotë Xhaka për bundesliga.com, përcjell GazetaOlle.com.

“Ne kemi punuar shumë si në stërvitje për të ardhur këtu. Tani kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe ne jemi pranë realizimit të ëndrrës për Ligë të Kampionëve”, shtoi ai. (Gazeta Olle)