Xhaka nuk dorëzohet

Pavarësisht humbjes 1:0 nga Sevilla, Borussia Monchengladbach nuk është dorëzuar. Kështu thotë mesfushori kosovar i kësaj skuadre, Granit Xhaka.

“Pavarësisht humbjes, asgjë nuk ka përfunduar, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar në takimin e dytë. Faleminderit tifozëve tanë për përkrahjen e madhe”, ka shkruar Xhaka në ‘facebook’ dhe Instagram.