Xhaka mposhtë Mehën

Borussia Monchengladbach e Granit Xhakës, ka mposhtur skuadrën e futbollistit Alban Meha, Paderborn me rezultat 2:0.

Golat për Monchengladbach, u shënuan nga Johnson në minutën e 18-të dhe Herrmann në minutën e 84-të, për t’i dhënë një fitore tejët të rëndsishme Monchegladbachit.

Në këtë ndeshje titullar ishin dy futbollistët shqiptar, Granit Xhaka, për Monchengladbach, dhe Alban Meha, në anën tjetër për Paderbornin.