Xhaka, mesfushori i dytë më i mirë në Gjermani

Se Granit Xhaka e kishte një super sezon në Bundesliga edicionin e kaluar, e vërteton edhe vlerësimi i fundit i revistës gjermane, ‘kicker’.

Ai është vlerësuar mesfushori i dytë më i mirë defansiv për edicionin e kaluar të Bundesligës.

“Xhaka është bërë bossi absolut i mesfushës së Moenchenladbachut, ishte i suksesshem. Si organizator ai shpërndau topa të gjatë dhe të shkurtër, varësisht nga loja e skuadrës”, shkruajnë sot mediat zvicerane, transmeton GazetaOlle.com.

Xhaka nga tifozët ishte zgjedhur edhe në 11-shen më të mirë të sezonit.