Xhaka merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Granit Xhaka është shumë afër marrëveshjes me Arsenalin për të rinovuar kontratën.

Gjatë pjesës më të madhe të verës, por edhe muajt e kaluar, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është lidhur me një kalim te Roma.

Në kohën e Euro 2020, pothuajse ishte e kryer që Xhaka të kalonte te Giallorossët, mirëpo në fund asgjë nuk u konkretizua.

Tani, Fabrizio Romano raporton se mesfushori dhe Topçinjtë po arrijnë një marrëveshje deri në vitin 2025.

Bisedimet mes Romës dhe Arsenalit janë ndaluar, pasi këta të fundit nuk kishin interesim që ta shisnin Xhakën.

Skuadra nga Liga Premier po ashtu është duke punuar në transferimin e Martin Odegaard nga Real Madridi, derisa e kishin në huazim në edicionin e kaluar.

FFK emëron ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm

Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva merret në prova nga Barcelona