Xhaka me Leverkusenin mposhtin Stuttgartin dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës

Mesfushori Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Leverkuseni fitoi 3:2 përballë Stuttgartit, në ndeshjen çerekfinale të Kupës gjermane.

Waldemar Anton në minutën e 11-të kaloi Stuttgartin në epërsi, ndërsa në minutën e 50-të shifrat në 1:1 i barazoi Robert Andrich. Tetë minuta më vonë, Stuttgarti ktheu epërsinë nëpërmjet Chris Fuehrichut.

Amine Adli në minutën e 66-të shënoi golin e barazimit 2:2, ndërsa fitoren dhe kalimin tutje Leverkusenit ia siguroi Jonathan Tah. Ai shënoi gol në minutën e fundit të takimit. /Gazeta Olle/

Silvinjo udhëton drejt Turqisë për të takuar kuqezinjtë, vëmendjen e merr edhe Manaj

Austriakët e bëjnë fakt të kryer, trajneri gjerman do ta marrë drejtimin e Kosovës