Xhaka komenton tifozët shqiptarë

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, mezi po e pret ballafaqimin me Armeninë, e cila zhvillohet me 29 mars në stadiumin ‘Arena Elbasan’, në orën 18:00, e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2016’.

Futbollisti nga Kosova, është anëtar i kampionit zviceran Basel, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme sportive dhe kjo formë e mirë e tij do t’i shërbej shumë edhe Kombëtares.

Ai ka thënë se duhet të shpërblehet tifozëria shqiptare pas përkrahjes së madhe që i bëjnë Kombëtares.

“Mezi e pres ditën e 29 marsit. Dita kur do i shoh prapë tifozët më të bukur në botë. Ato emocione që nuk i kisha përjetuar asnjëherë më parë i përjetova kur vesha fanellën e kombëtares së Shqipërisë”.

“Kjo tifozeri meriton të shpërblehet dhe besoj që për ata shpërblimi apo dhurata më e madhe është kur ne fitojmë për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Xhaka.