Xhaka kërcënon kampionin e Europa Ligës

Borussia Monchengladbach të enjten sfidon kampionin e tanishëm të Europa Ligës, Sevillën. Heroi i gjermanëve në fitoren 1:0 ndaj Kolnit, Granit Xhaka, ka deklaruar se ndaj spanjollëve kërkojnë vetëm fitoren.

“Unë shpresoj se kemi marrë një shtytje të vërtetë të lojës për ndeshjen me Sevillën dhe në këtë ka ndikuar fitorja ndaj Kolnit”, thotë Xhaka, shkruan wz-newsline.de, e cila për titull kishte vënë: “Xhaka si ora në Sevillë”.

Mesfushori nga Prishtina dëshiron të fitojë që në ndeshjen e parë me spanjollët. “Ne duam të mposhtim mbajtësin e titullit të kampionit”, shtoi ai. (Gazeta Olle)