Xhaka i zemëruar me dyfytyrësinë e trajneri të ri Arteta

Mesfushori i Arsenalit , Granit Xhaka është i pakënaqur me komentet e bëra nga menaxheri i ri Mikel Arteta.

Xhaka thuhet se është e zemëruar nga Arteta që e ka vlerësuar atë publikisht, ndërsa në mënyrë private, nuk është se ka raporte të mira, shkruan Blick.

Arteta tashmë thuhet se e ka zhvilluar një bisedë me lojtarin para ndeshjes me Bournemouth (1-1), ku ai i kishte thënë Xhakës se është i lumtur që ai do të largohej nga klubi.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Xhakës, Jose Noguera, shkruan telegrafi.

Tani Xhaka duket se do të largohet në janar, dhe tashmë ka në mendje një destinacion të ri.

“Ne kemi një marrëveshje me Hertha Berlin dhe [Xhaka] do të donte të shkonte”.

“Granit do të donte të shkonte përsëri në Gjermani dhe klubi është njoftuar”

Hertha thuhet se ka paraqitur një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro.