Xhaka i bindur për pozitën e Champions

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka ka dhënë një deklaratë mjaft shokuese duke thënë se do ta lë futbollin përgjithmonë, nëse Schalke e zë vendin e katërt në Bundesligë.

Granit Xhaka ka bërë bujë të madhe te mediat gjermane, me deklaratën e tij, duke thënë se do të pensionohet nga futbolli nëse Schalke e zë vendin e katërt në tabelën e Bundesligës.

“Jemi në situatë tejet të mirë. Pozita e katërt na dërgon në Ligën e Kampionëve që ishte edhe synimi jonë. Por nuk bën të lejojmë që të gabojmë për të lejuar Schalken të futet në top 4-she.

“Nuk bën të lejojmë aspak këtë gjë, nëse do të ndodhë një gjë e tillë, unë do ta lë futbollin përgjithmonë” ka thënë Xhaka.