Xhaka heq dorë nga bonuset te Arsenali vetëm e vetëm t’i bashkohet Romës

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është aq i etur të transferohet te Roma saqë ai thuhet se vendosi të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t’u bashkuar me Jose Mourinhon në kryeqytetin italian.

Mourinho ka bërë që Xhaka të jetë prioritet i transferimeve këtë verë dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshje rreth kalimit të lojtarit në Romë.

Gjigantët e Serie A i kanë ofruar Arsenalit 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit i cili u transferua në Emirates në një marrëveshje prej 45 milionë eurosh nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin Giallorossi.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, me fitime prej 2.5 milionë euro në vit dhe tashmë i ka informuar Topçinjtë se ai dëshiron të transferohet në Romë.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, duke i thënë klubit të tij se ai do të heqë dorë nga bonuset tij nga sezoni 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.

Kontrata e mesfushorit shqiptar me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023, ndërsa ai ka shënuar 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me Topçinjtë.

Prishtina do të luaj me tifozë ndaj Connahs, publikohen çmimet e biletave

Njihuni me Albin Thaqin, mbrojtësi i talentuar nga Kosova që debutoi me ekipin e parë të Borussia Dortmundit