Xhaka është gati për këtë gjigant

Granit Xhaka është lojtar që i plotëson të gjitha kushtet për të luajtur te Bayern Munich.

Mesfushori prishtinas, Granit Xhaka, është duke u bërë një yll në Bundesligën gjermane.

Graniti tani ka marrë lëvdata edhe nga analisti zviceran, Andreas Boni. Ky i fundit shkruan në Blick se Graniti është i kompletuar për të luajtur te Bayern Munichu, raporton Gazeta Express.

“Ylli 22-vjeҫar i përfaqësueses është në formën e jetës së tij. Ai në këtë formë mund të jetë kandidatë te Bayerni kur Xabi Alonso (34), Bastian Schëeinsteiger (30) dhe Philipp Lahm (31) të pensionohen”, shkroi Boni në Blick.