Xhaka: Edhe Graniti është krenar me ne, ai më uroi

Taulant Xhaka tha se fitorja ishte më se e merituar.

“Unë besoj që krejt stadium e pa që duam të fitojmë dhe e arritëm fitoren me sukses. Për Shqipërinë është kënaqësi të luash. Gashi është sulmues tipik e tregoi atë që dinë”, tha Xhaka.

“Ishalla e bëjmë një festë të mirë. E merituam fitoren, absolut, patëm shumë raste. Trajneri më tha të luajë në vendin e Lenjanit, nuk kasha shumë topa, pastaj luajta në qendër me Burimin. Lenjani e Gashi e treguan veten”, shtoi ai.

I pyetur a është xheloz Graniti sonte, ai tha jo. “Edhe Graniti është i gëzuar dhe është krenar. Ai më uroi pas ndeshjes dhe nuk mund t’ua tregojë. Më tha ‘urime vëlla fitoren dhe suksese në të ardhmen’”.