Xhaka e Shaqiri shënojnë në fitoren e Zvicrës ndaj Andorrës

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Andorrës me rezultat 3-0 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola.

Pas një jave me turbulenca pas ndeshjes me Kosovën për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, dyshja kanë heshtur kritikët duke shënuar gola.

Pas një pjesë të parë pa gola, Zvicra kaloi në epërsi menjëherë në pjesën e dytë, kur Cedric Itten shënoi për 1-0 pas asistimit të Xhakës.

Mesfushori dhe kapiteni Xhaka u përkujdes për golin e ndeshjes duke shënuar në minutën e 84-të për 2-0.

 

Krejt në fund ishte edhe radha e Shaqirit që tundi rrjetën për 3-0 nga penalltia.

 

Me këtë fitore Zvicra mbetet në vendin e parë me 14 pikë.

Humbim dy raste të arta dhe mbesim me një lojtar më pak në fushë, Rumani – Kosovë pa gola pas pjesës së parë

Luftojmë shumë, por mposhtemi në fund nga rumunët