Xhaka e Leverkuseni synojnë të mbeten të pamposhtur

Të shtunën në orën 15:30, Bayer Leverkuseni e ka një tjetër synim të qartë në Bundesligë. Të mbetet i pamposhtur në udhëtim te Werder Bremeni në xhiron e 12-të të elitës gjermane dhe të vazhdojë garën në vendin e parë.

Leverkuseni i trajnerit Xabi Alonso, me Granit Xhakën lider në mesfushë, ka 10 fitore e një barazim në 11 ndeshjet e para, duke shënuar 34 gola e duke pranuar 10 gjithsej.

Leverkuseni është në seri prej 12 fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat. Ndërkohë, Werder Bremeni ka 11 pikë në po aq ndeshje të luajtura.

Ka ecuri prej dy barazimeve të njëpasnjëshme në ligë, dhe do të ketë vështirësi për ta ndalur hovin e kundërshtarëve.

 

Formacioni më i mirë i kualifikimeve për Euro 2024, Xherdan Shaqiri pjesë e yjeve

Videoja zyrtare e Kampionatit Evropan të Xhudos që do të mbahet në Prishtinë (VIDEO)