Festa ishte e madhe pasi Bayer Leverkuseni të dielën e siguroi titullin e parë të Bundesligës në historinë 120-vjeçare.
Granit Xhaka e bashkëlojtarët e tij të hënën e kishin ditë pushimi. Të martën u kthyen në fushën e blertë, me një stërvitje të lehtë. Të mërkurën punuan me intensitet të plotë e të enjten kërkojnë suksesin e radhës.
“Absolutisht e kemi merituar të jemi kampionë. Por nuk kishte shumë kohë për të festuar. Tani duam të kemi sukses në Ligën e Evropës”, ka thënë Xhaka të mërkurën pasdite. Ai u paraqit në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së dytë me West Hamin.
Xhaka u kthye në Londër, ku luajti gjatë për Arsenalin.
Shumë meritor për suksesin e Leverkusenit po vlerësohet trajneri Xabi Alonso.