Xhaka: Drejtësia u vonua me manipulime kundër shqiptarëve

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se është fitore e gjithë shqiptarëve. Xhaka ka qenë protagonist së bashku me Andi Lilën që të parët u ballafaquan me shovinistët serbë, duke i dalë në mbrojtje flamurit kuqezi dhe portreteve të patriotëve tanë: Ismajl Qemaili dhe Isa Boletinit.

Xhaka ishte prej futbollistëve i fundit që doli nga fusha në stadiumin e Partizanit nga Beogradi dhe fare nuk iu tremb syri nga shovinistëve serbë.

“Fitorja e Shqipërisë është fitorja e gjithë shqiptarëve, ku do që janë është titulli. Urime Shqipëri, urime shqiptarëve, më në fund drejtësia doli në anën tonë, edhe pse është vonuar me manipulime të fshehta të qarqeve të ndryshme që nuk ja duan të mirën Shqipërisë e as shqiptarëve, por mundi sakrifica e të gjithë shqiptarëve doli në shesh. Urime të gjithëve”, tha Xhaka.