Xhaka drejt Premierligës

Skuadra e Arsenalit është e interesuar për mesfushorin shqiptar të Monchengladbachut, transmeton Sky Sports nga mediet gjermane.

Londinezët janë në kërkim të një mesfushori qëndror, pas lëndimit të Francis Coquelinit, dhe Xhaka po shihet si zëvendësues ideal për francezin.

Përveç ‘Gunners’ interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Liverpool dhe Atletico Madrid.

Kontrata e Xhakës me Borussia Monchengladbachun skadon në vitin 2019.