Xhaka drejt Fiorentinës

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka është shumë pranë transferimit te një skuadër mjaft e madhe italiane, ajo e Fiorentinës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka gjatë kësaj vere pritet ta bëjëhapin e madh në karrierë. Ai pritet që të transferohet nga Baseli te skuadra e famshme italiane, Fiorentina.

Zëvendës drejtori i të përditshmes sportive, Gazetta dello Sport, Luca Calamai teksa i përgjigjet pyetjeve që mbërrijnë nga redaksia e Firenceviola.it, një faqe që i dedikohet tërësisht zhvillimeve te klubit vjollcë, pohon se Xhaka mundtë jetë ndër të parët lojtarë që do të ndjekin gjurmët e trajnerit Paulo Sousa.

“I shkathët, elegant dhe karizmatik. Ky është impresionoi i parë për ish teknikun e Baselit. Opinioni i dytë është qëportugezi Sousa kërkon që Taulant Xhaka ta ndjekë edhe në aventurën e re në Itali. 24 vjecari Xhaka, futbollist i përfaqësues shqiptare tregoi një nivel shumë të lartë tek Baseli në këtë edicion dhe se mund të pozicionohet mjaft mirë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë”

Taulant Xhaka është sponsorizuar në mediat italiane edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, që e ka konsideruar atë si të përshtatshëm për Serinë A. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e kosovarit.