Xhaka dhuron spektakël, ndal topin me shpinë ndaj Norwichit (VIDEO)

Një video e Granit Xhakës duke e ndalur topin me shpinë gjatë fitores së Arsenalit kundër Norwich City të dielën në Premierligë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Xhaka luajti 90 minuta të plotë në fitoren e Arsenalit 5:0 kundër Norwichit dhe vëmendjen kryesore e mori për një ndalje të topit tejet të pazakontë në Carrow Road.

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës e pranoi një pasim të gjatë nga Bukayo Saka dhe në vend se ta ndalë më gjoks, ai e ktheu shpinën për ta ndalur atë, duke qenë i vetmuar krahun e majtë të mesfushës.

Disa përdorues të Twitterit madje e kanë quajtur Xhakën – Ronaldinho për mënyrën se si e ndali topin ai.

Në përgjithësi, 29-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë, përveç kartonit të verdhë herët në ndeshje.

Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakrraqi më të mirët e vitit 2021

Sahiti prej FFK-së mysafir në ndeshje miqësore në Preshevë: Ju faleminderit për mikpritjen, presidentin Ademi do ta keni në krah