Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullar me Zvicrën

Kombëtarja e Zvicrës do të ketë ndryshime në përballjen ndaj Kosovës që luhet në Basel sonte nga ora 20:45.

Mediumi zviceran “20min.ch”, ka shkruar se Yann Sommer do të jetë titullar.

Edimilson Fernandes është i suspenduar, ndërsa në krahun e djathtë do të jetë Eray Comert.

Ricardo Rodriguez nuk do të jetë titullar, dhe mbrojtësi Ulisses Garcia do të luajë në vend të tij, ndërsa Manuel Akanji dhe Nico Elvedi do të jenë në qendër të mbrojtjes.

Remo Freuler, Denis Zakaria dhe kapiteni Granit Xhaka pritet të jenë titullar në mesfushë.

Titullar në këtë ndeshje pritet të jetë edhe Xherdan Shaqiri dhe bashkë me Ruben Vargasin në krahun e majtë, do të jenë në mbështetje të Noah Okaforit.

Shqipëria u19 mposhtet edhe nga Belgjika

Vëllaznimi nuk lejon befasi nga Ylli, shënon fitoren e pestë rresht