Po luhet në këto momente në një satdium të tejmbushur plot në Zyrich, miqësroja ems Zvicrës dhe Kosovës. Vendasit e kanë filluar këtë takim me dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Dyshja kanë marrëdhënie shumë të mira me lojtarët e Kosovës dhe kanë takuar secilin një nga një në tunel. Biseda, buzëqshje dhe përqafime në një atmosferë shumë të mirë para ndeshjes. VIDEO
Ndryshe nga Xhaka dhe Shaqiri që janë duartrokitur nga tifozët e shumtë shqiptarë të pranishëm në stadium, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Andi Zeqirin.
“Dardanët” që kanë udhëtuar atje kanë premtuar spektakël, teksa kanë thënë se futbollistët zviceranë do t’i trajtojnë të gjithë njësoj, por jo atë, që refuzoi publikisht Kosovën për Zvicrën.
“Andi Zeqiri, o more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë”, ishte kënga e Dardanëve në Cyrih. Kujtojmë se tifogrupi “Dardanët” e kanë shpallur person “non grata” Andi Zeqirin.
Ndërkohë aktualisht po luhet minuta e 25-të dhe rezultati vazhdon të jetë ende 0-0. Urojmë që djemtë e Kosovës të mos zhënjejnë shqiptarët e shumtë që janë të pranishëm sot në stadium.