Xhaka dhe Balliu kanë refuzuar ftesën e Edi Reyas për ndeshjet e shtatorit

Taulant Xhaka dhe Ivan Balliu janë dy emra të përfshirë në listën e Edy Rejas për tri ndeshjet e shtatorit, por gjasat janë që asnjëri prej tyre të mos vijë.

Më herët, Xhaka e Balliu të dy kanë pasur episode dhe momente pakënaqësie në Kombëtare, çka ka sjellë edhe reagimin e dyshes, ndërsa fansat kuqezinj i kërkojnë në çdo postim në media apo rrjetet sociale.

Gazeta ka mësuar se mbrojtësi që luan në Spanjë, ndien shqetësime të muskujve të poshtëm të barkut dhe stafi mjekësor i Rayo Vallecanos i ka kërkuar të mos udhëtojë.

Ivan Balliu: Po rikthehem, kam fituar besimin që më mungonte! – VIP Sport

Mirëpo, tanimë gjithçka mbetet në vendimin që lojtari do të marrë. Në fundjavë ai ishte në fushë për 90 minuta.

Refuzimi i Taulant Xhakës

Taulant Xhaka i thotë “jo” ftesës së Shqipërisë për të qenë i pranishëm në ndeshjet e muajit shtator dhe për të veshur fanellën kuqezi në sfidat kualifikuese të Botërorit.

Mesfushori shqiptar duket se është krisur përfundimisht me trajnerin Edi Reja dhe nuk mendon për momentin të veshë fanellën e përfaqësueses.

Taulant Xhaka tregon si zgjodhi Shqipërinë: U tregova i paduruar me  Zvicrën, më paguajnë ushqimet në restorante - SHQIPERIA.CH

Ronaldo iu ka treguar shokëve se po largohet nga Juventusi

Sot hidhet shorti i fazës së grupeve në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës