Xhaka afër marrëveshjes për kontratën e re te Arsenali

Sa duke aq shumë afër, tani duke edhe më larg. Granit Xhaka nuk ka marrëveshje me Romën.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është i vendosur që të qëndrojë te Arsenali për së paku edhe tre vite të tjera.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Xhaka nuk është në bisedime me Romën dhe kalimi i tij në Serie A nuk do të ndodhë.

Mesfushori është afër kontratës së re me Arsenalin dhe pritet shumë shpejtë që të firmosë kontratën e re me klubin.

Siç bëhet e ditur nga Romano, Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me një pagë të përmirësuar.

 

Paraqitja e tij me Zvicrën në Euro 2020 i impresionoi të gjithë, aq sa edhe Jose Mourinho e kishte telefonuar mesfushorin që të kalonte në Romë.

Mirëpo, Arsenali nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij dhe tani janë afër marrëveshjes së re.

Ndryshime të mëdha në VAR-in e Premier Leagues

Dardanët më të mirë se Kuqezinjtë, Kosova e fillon me fitore