Xavi thyen rekord

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë lojtari i parë që ka arritur të regjistrojë 150 paraqitje në këtë garë.

Për paraqitjen e 150-të ai u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Bayernit në gjysmëfinale duke zëvendësuar Iniestan në minutën e 75-të.

Këtë arritje pritet që ta barazojë nesër portieri i Real Madridit, Iker Casillas, në takimin e dytë ndaj Juventusit.