Xavi thumbon Haaland, norvegjezi zgjodhi Cityn para Barcelonës

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, e ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij për humbjen e garës për të transferuar Erling Halandin, duke thumbuar këtë të fundit se zgjodhi paratë e Man Cityt.

Katalanasit ishin një nga klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit norvegjez, i cili zgjodhi të luajë për skuadrën e Pep Guardiolës.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Celta Vigo, Xavi, i cili pranoi se kishte udhëtuar personalisht në Munich për ta bindur 21-vjeçarin të transferohej në “Camp Nou”, tha:

“Është shumë e vështirë që ta transferonim për shkak të situatës ekonomike. Nuk mund t’iu gënjej, kjo është e vërteta. Nuk do të thosha se është vetëm çështje parash. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj projekteve sportive të klubeve të tjera. Ne nuk jemi i vetmi klub me një projekt të mirë. City ka fituar shumë trofe dhe rivalizon në nivelin më të lartë. Por nëse ndodh kjo që ju po thoni dhe Barcelona nuk e transferon Halandin, atëherë kjo do të ndodhë vetëm prej problemeve financiare”.

Bad New Eagles – Imperial: Ndeshja e parë për djelmoshat kosovar

Ndizen sfidat në NBA, tre barazime në dy konferenca, vetëm Golden State me një hap në finale