Pas shkarkimit të Ronald Koeman, klubi blaugranas ka punuar shpejtë për trajnerin e ri dhe të gjithë ‘dritat’ kanë shkuar drejtë Katarit.
Barcelona e pa gjithmonë Xavin si figura ideale që të nis një projekt të ri te gjiganti spanjoll.
Mediumi katalunas raporton se tani ka mbetur vetëm që Xavi të ndërpresë kontratën me skuadrën e Al Sadd, që do kushtojë 1 milionë euro.
Pos kësaj, Barcelona dhe Xavi kanë arritur marrëveshje edhe nga stafi që do jetë pranë spanjollit.
Vëllai i Xavit, Oscar dhe Serge Alegre do jenë asistent, derisa Ivan Torres do jetë trajner fizik, që do arrijnë bashkë me legjendën e klub