Xavi mund të huazohet në PSG?

 Kjo storie është pak e besueshme, por mund të bëhet realitet. Xavi Hernandez mund të huazohet nga klubi i tij i ri, Al Sadd, për në gjigantin francez, Paris Saint Germain.

Historia e një huazimi të tillë mund të bëhet kështu. PSG prej disa vitesh ka ëndërruar ta ketë në radhët e veta Xavin. Ky i fundit nga sezoni i ardshëm do të jetë i klubit të Katarit, pronar të të cilit është Tamim bin Hama dal-Thani.

Ai është bashkëpronar i shumë bizneseve me pronarin e PSG-së, dhe këtu goal.com e sheh të mundshëm huazimin e Xavit për të paktën një sezon.